Harrojeni faqet online të takimeve apo edhe rrjetet sociale. Nëse dëshironi të gjeni rrugën për dashuri, mund ta vendosni atë në hartën sportive.
Skitari i njohur zviceran, Ramon Zenhäusern dhe ylli i volejbollit të rërës, Tanja Hüberli janë shembull i përsosur se si sportistët gjejnë njëri-tjetrin, shkruan Blick.
Por, në Zvicër, ka edhe shumë çiftet të njohura në botën e sportit. Valon Behrami dhe Lara Gut-Behrami janë njëri ndër çiftet më të njohura, duke mos harruar edhe Roger Federer dhe bashkëshorten e tij Mirka, përcjell albinfo.ch.
Lojtaret e Nati-t, Alisha Lehmann dhe Ramona Bachmann gjithashtu janë në lidhje.
Edhe në arenën ndërkombëtare ka shumë çifte të njohura.
Legjenda e tenisit Andre Agassi dhe Steffi Graf janë të martuar që 18 vjet, pa skandale.