Në Kampionatin italian paraqiten një numër i madh i futbollistëve shqiptarë, që janë kyç në skuadrat e tyre.
Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili janë kapitenë në skuadrat e tyre, Udinese dhe Bologna, shkruan albinfo.ch.
Xhiroja e fundit ishte e suksesshme për dy futbollistët shqiptarë. Bologna shënoi fitoren e parë këtë sezon, duke mundur Romën me Xhemailin si kapiten në fushë.
Fitore shënoi edhe Udinese që në udhëtim mundi Chievon me rezultat 2:0. Udinese pas pesë javësh ndodhet në vendin e shtatë me tetë pikë.
Si Behrami, ashtu edhe Xhemaili, janë bërë kapitenë në këtë sezon. Të dy janë larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës.