Më shumë se 3.400 njerëz në Mianmar u bashkuan për të vendosur rekordin botëror të Guinnessit për numrin më të madh të njerëzve që formojnë hartën e këtij shteti.
Ata gjithashtu kënduan himnin kombëtar si shenjë për të treguar “unitetin dhe forcën”. “Në vendin tonë, kjo është hera e parë që përpiqemi të krijojmë një hartë të Myanmarit me kaq shumë njerëz. Pasi zyrtarët e Guinessit ta miratojnë këtë rekord, ne do të vazhdojmë të përpiqemi të arrijmë edhe rekorde tjera”, ka thënë Nyi Aung, zëdhënës i “Telenor Myanmar”.
Zyrtarët e rekordeve të Guinessit pritet ta konfirmojnë numrin e pjesëmarrësve dhe rezultatin e përpjekjes.