Pas shumë përpjekjesh me konsultime dhe negociata është arritur më në fund që të unifikohen qëndrimet dhe të bashkohen dy bashkësitë islame shqiptare në një organizatë të vetme, të cilën e kanë emërtuar Bashkësia Shqiptare Islame.
“Kryesia e re e Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër ka nderin t’ju njoftojë se, me mirësinë e Allahut xh.sh. është arritur bashkimi i dy ish- kryesive të mëparshme të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër”, thuhet në njoftim.
Sido që të jetë, për të arritur deri këtu ndërmjetësuan edhe të tjerët. Një nismë për bashkim e kishte marrë kryetari i Degës së Partisë së Drejtësisë në Zvicër, Naser Mustafa. Por nuk e kishte lehtë. “Për të mos cenuar interesat e askujt ne formuam një komision neutral prej pesë anëtarësh për të organizuar zgjedhjen e strukturave të përbashkëta të Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër”, ka bërë publike detajet e ndërmjetësimit për albinfo.ch Naser Mustafa.
Më pas u mbajtën zgjedhjet e reja, në të cilat doli fitues imami i xhamisë së Bernës, Mustafë Memeti, me tri vota më shumë se konkurrenti tjetër, Halit Haliti.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Shqiptare Islame kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesit për bashkimin e dy bashkësive islame në Zvicër.
“Falë kontributit dhe punës të palodhshme të kryetarit të Partisë së Drejtësisë, dega për Zvicër dhe njëherësh anëtar i Kryesisë qendrore në Prishtinë, Naser Musatafa, është arritur marrëveshja për themelimin e Qendrës Kulturore Islame Shqiptare që tash e tutje do të udhëhiqet nga imami Mustafë Memeti nga Berna”, thuhet në komunikatë.
Më tutje në këtë njoftim thuhet se kryetari i posazgjedhur është zotuar së nuk do të tolerojë ekstremizmin, e as fanatizmin dhe askënd që flet në emër të shqiptarëve.
“Përfaqësuesit e Bashkësive Shqiptare Islame në Zvicër tash e tutje do të veprojnë në një çati duke i koordinuar aktivitetet e tyre, duke i mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e komunitetit mysliman shqiptar në Zvicër nëpërmjet Bashkësisë Kulturore Shqiptare Islame në nivel të Zvicrës, të themeluar javën e kaluar në Pratel”, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate.
Po ashtu Bashkësia Shqiptare Islame thuhet se do të kultivojë marrëdhënie të mira me Bashkësitë Islame të vendlindjes, me lidhjet e Qendrat kulturore islame në Zvicër si dhe me komunitetet e tjera fetare këtu në Zvicër”.
Po ashtu bëhet e ditur se anëtarë të Bashkësisë Shqiptare Islame janë të gjithë kryetarët dhe imamët e Qendrave kulturore islame shqiptare.
LEXONI PO ASHTU