Sot presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar daljen në zgjedhje të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin e tyre politik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë. Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”, ka shkruar Begaj.
Postimi i plotë:
Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!
Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.
Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.
Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm.