Skip to content

Bebe Rexha, në “Carpool karaooke”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së bashku me hip hop artistin Wiz Khalifa ishin bashkë në emisionin “Carpool karaooke”. Ata kënduan e biseduan duke shfaqur anë të papara deri tash për publikun. Të dy kanë bërë shaka me njëri-tjetrin, teksa Bebe ka thënë se nuk di të vozisë veturën dhe Wiz u mundua […]

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së bashku me hip hop artistin Wiz Khalifa ishin bashkë në emisionin “Carpool karaooke”.

Ata kënduan e biseduan duke shfaqur anë të papara deri tash për publikun. Të dy kanë bërë shaka me njëri-tjetrin, teksa Bebe ka thënë se nuk di të vozisë veturën dhe Wiz u mundua ta mësojë me disa vetura të vogla për fëmijë, përcjell albinfo.ch.

Bebe iu është drejtuar kreatoreve që të mos i dërgojnë veshje të modeleve, sepse ajo është këngëtare me fizik të plotë dhe nuk e ka ndërmend ta ndryshojë trupin e saj për t’iu përshtatur veshjeve të modës së fundit. Ky ishte ndër emisionet më të shikuara në kanalin Youtube.