Për një personazh publik është shumë e vështirë të ketë një jetë private dhe në një farë forme atyre “nuk u lejohet” të kenë “breakdown-e” apo gjëra që nuk shkojnë, si njerëzit e thjeshtë.
Një gjë e ngjashme nga ndodhur me këngëtaren me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila është kritikuar nga fansat për arsyen se ajo ka shtuar në peshë.
Nisur nga disa komente të papëlqyeshme në lidhje me peshën e saj, Bebe ka vendosur të kundërpërgjigjet nëpërmjet postimeve në Insta Story.
Këngëtarja ka vënë në pah që është një gjë e shëmtuar të gjykohen njerëzit pa ditur se çfarë i ka çuar ata në një pikë të caktuar.
Ajo shkruan se janë të shumta shkaqet, si varësitë apo pirja e ilaçeve, që të bëjnë të shtosh në peshë, por që nuk e përcakton se cili është shkaku që e kanë bërë atë të shtojë disa kg.
