Eurodeputetja Viola von Cramon përmes një letre dërguar presidentit të UEFA Aleksander Ceferini ka kërkuar që të anulojë zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në Shën Petersburg të Rusisë.
“Pas situatës shqetësuese dhe kërcënimit për luftë të cilat po i provokon Rusia dhe vendimi nga presidenti Putin për të njohur dy rajonet seperatiste në Ukrainë, ne nënshkruesit e kësaj letra ju bëjmë thirrje juve personalisht dhe UEFA-s që të marrë veprime të përshtatshme dhe konsistente. Ne ju bëjmë thirrje që të mos e konsideroni Shën Petersburgun dhe qytetet tjera ruse si vende për gara ndërkombëtare të futbollit dhe të zgjedhni si hap të parë dhe urgjent një tjetër lokacion për finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj 2022. Për më tepër, ne apelojmë nga ju që të organizoni një mbledhje të veçantë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të përfunduar bashkëpunimin me Gazpromin si sponsor i UEFA-s dhe të konsideroni sanksionet kundër zyrtarëve rusë të cilët janë bashkëkryerës në shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, thuhet në letër, transmeton Albinfo.ch.