Ai që do të dojë të hyjë në BE, në të ardhmen nuk do të takojë në kufi një njeri prej mishi e gjaku, por një nëpunës policie të krijuar nga kompjuteri – ky është plani.
Me anë të inteligjencës artificiale dhe me një test për zbulimin e gënjeshtrave Bashkimi Evropian do të lehtësojë punën në kufi dhe të luftojë kriminalitetin.
Plani Avatari do të verifikojë nga njëra anë dokumentat e udhëtimit, si pasaportën e udhëtimit, vizën dhe dëshminë për mjetet e nevojshme financiare si dhe do të bëjë pyetje si nëpunës dogane, si për shembull për përmbajtjen e valixhes ose shkakun e udhëtimit. Përgjigjet do të regjistrohen nga një kamera dhe do të analizohen.
Një program kompjuterik i ri do të jetë në gjendje që të dallojë në shprehjet e fytyrës të të intervistuarve, nëse ata thonë të vërtetën ose jo. Vitin që vjen, programi kompjuterik do të testohet në kalime të veçanta kufiri në Hungari, Letoni dhe Greqi.
Nëpunësi i kufirit që përfaqësohet nga kompjuteri duke përfshirë një test automatik për gënjeshtra, është pjesë e projektit kërkimor iBorderControl, në të cilin ndër të tjera bashkëpunojnë policia hungareze, mbrojtja letoneze e kufirit dhe Leibniz Universität Hannover.
Synimi është që kontrollet në hyrje të BE-sw të përshpejtohen dhe të bëhen më të sigurta, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Ekspertë të pavarur dyshojnë se ky projekt që kushton 4,5 milionë euro do të ketë sukses.