Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç tha se Bashkimi Evropian pret sa më shpejt formimin e një qeverie të re të reformave në Maqedoni. Në mesazhin e saj nga Brukseli dërguar deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë dhe presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov, ajo kërkon zgjedhjen sa më e shpejtë e kryetarit të Kuvendit dhe formimi i qeverisë.
“T’i jepet fund paqartësisë aktuale dhe të formohet qeveri pa vonesë, bazuar në shumicën parlamentare që ekziston. Përfaqësuesi i Lartë dhe Komisioneri Johanes Hahn i bëri thirrje presidentit të rishikojë qëndrimin e tij. Ne tani presim që të gjithë liderët dhe institucionet politike të lejojnë vazhdimin e procesit demokratik, ndërsa me këtë nënkuptohet edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit”, ka thënë zëdhënësja e KE-së, citon KP.
Ndryshe, në Kuvend të Maqedonisë po mbahet dhjetëra seancës konstituive në të cilët po diskutohet për Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Me këtë tempo dhe me protestat e mbështetësve të VMRO DPMNE-së jashtë Kuvendit, vështirë se do të gjendet një zgjidhje e shpejt në Shkup.