Pas kidnapimit të 3 policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Evropian.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar se zyrtarët evropianë janë në kërkim të verifikimit të fakteve që lidhen me ngjarjen e ndodhur sot.
Ai ka bërë të ditur se janë në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in për të përcaktuar se çfarë ndodhi.
Stano ka ripërsëritur thirrjen për depërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës.