Brukseli ka propozuar ndalimin e importit të qymyrit rus në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, raporton Euronews.
Masa vjen si përgjigje ndaj vrasjeve të dyshuara të civilëve në Bucha, një periferi të Kievit.
Imazhet e sulmeve brutale kanë nxitur edhe një herë thirrjet për një embargo ndaj energjisë ruse, burimi kryesor i të ardhurave të Kremlinit, edhe pse disa shtete anëtare mbeten ngurruese për të ndërmarrë një hap kaq drastik.