Për Bashkimin Evropian është i papranueshëm i vendimi i autoriteteve të Serbisë që veriun e Kosovës ta fusin në sistemin e vet tatimor duke aplikuar tatimin në vlerën e shtuar TVSH.
Sipas Brukselit, veprimi i tillë “lë përshtypjen se autoritetet në Beograd nuk janë plotësisht të sinqerta sa i përket negociatave me Prishtinën”, citon gazeta serbe ”Blic” një burim nga Brukseli.
“Ky vendim ka shkaktuar reagime negative dhe me të nuk mund të arrihet asgjë. Çdo përpjekje e Beogradit që në mënyrë direkte apo indirekte të vendosë kontrollin e vet në veri të Kosovës, shpie drejt afirmimit të stories për ndarjen e Kosovës, gjë që për Brukselin është absolutisht e papranueshme”, ka thënë burimi gazetës.