Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Japoni, Michel vizitoi qytetin Hiroshima në jugperëndim të vendit dhe bëri thirrje që bota të shpëtojë nga armët e shkatërrimit masiv.
Gjatë vizitës së tij në Muzeun Memorial të Paqes në Hiroshima, Michel nënshkroi librin e vizitorëve dhe vuri në dukje se Hiroshima e nxit atë drejt një vullneti intensiv për eliminimin e armëve bërthamore.
Presidenti i Këshillit Evropian diskutoi sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe theksoi se kërcënimi i Moskës për përdorimin e armëve bërthamore është rrezik për sigurinë globale, i turpshëm dhe i papranueshëm.
“Parimet ndërkombëtare dhe organizatat globale për çarmatimin dhe kontrollin e armëve bërthamore duhet t‘i mbrojmë dhe t‘i rinovojmë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë”, tha Michel.