Duke dënuar ashpër retorikën negative dhe nxitëse të përdorur nga krerët e Republikës Serbe gjatë festimeve të paligjshme të 9 janarit, BE ka paralajmëruar sanksione, transmeton Albinfo.ch.
“Retorika dhe veprimet e papranueshme kanë rritur më tej tensionet midis komuniteteve në të gjithë vendin dhe kanë përshkallëzuar më tej krizën e vazhdueshme politike. Kjo kërcënon stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe është në kundërshtim të plotë me perspektivën e tij në BE, e cila mund të bazohet vetëm në një BeH të bashkuar dhe sovrane,” tha Peter Stan, zëdhënës i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm