Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Slloveni, me ftesë të homologut Janez Jansa, shkruan Abcnews.al, transmeton Albinfo.ch.
Vizita mes dy kryeministrave bëhet në kuadrin e diskutimeve mbi planin e Investimeve Europiane në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, si dhe gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit.
Kryeministri Rama ka ndarë disa foto në rrjetin e tij social Facebook nga takimi dhe dreka me kryeministrin slloven.
“Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.