Në web-faqen www.europe.eu, në hartën e Evropës, në kategorinë e shteteve, ku me ngjyra dallohen shtetet anëtare të BE-së, shtetet kandidate dhe shtetet e tjera, Kosova figuron si pjesë e Serbisë në kategorizimin “shtetet tjera evropiane”.
Harta e Serbisë, pas klikimit, nuk e përfshinë më Kosovën. Ndërsa, te të dhënat që flasin për Serbinë, figuron se ky shtet ka 77 mijë e 474 kilometra në katrorë, e jo 88 mijë e 361 siç pretendon t’i ketë Beogradi zyrtar.
Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës, ka reaguar duke e konsideron të papranueshme, që derisa në Serbi valëviten flamujt e Bashkimit Evropian, pas marrjes së kandidaturës për anëtarësim në BE, Bashkimi Evropian në faqen e vet zyrtare vendos hartën me të dhënat për Serbinë pa Kosovën.