Bashkimi Europian ka thënë sot se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Me anë të një konference për media komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i ka konfirmuar Kosovës se ka përmbushur kriteret për liberalizim.
“Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Është tash në dorën e Parlamentit dhe Komisionit Evropian të vazhdojnë që të lëvizin përpara me propozimin tonë”, tha ai.
Ai uroi institucionet e Kosovës në lidhje me këtë çështje.
Sot gjatë ditës përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka pritur në takime të ndara delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Po ashtu, Mogherini ka zhvilluar takim me dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.