Sot Bashkimi Evropian pritet të bëjë të ditur një marrëveshje, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë bllokun evropian me gaz të lëngshëm natyror, në mënyrë që të zëvendësohen importet ruse, përcjell albinfo.ch.
Nga kjo marrëveshje, Shtetet e Bashkuara pritet të ofrojnë të paktën 15 miliardë metra kub të gazit të lëngshëm natyror deri në fund të vitit, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.
Kombet evropiane janë duke tentuar të zvogëlojnë varësinë ndaj naftës dhe gazit rus, pas pushtimit rus në Ukrainë.
Bashkimi Evropian është zotuar për të ndalur për dy të tretat përdorimin e gazit rus këtë vit.
Duke folur të enjten në mbrëmje, kryeministri belg, Alexander de Croo, ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se do të ndihmonte në uljen e çmimeve të gazit në Evropë.