Bëhet e ditur se Shqipëria do të marrë 90 milionë euro ndihmë financiare nga BE-ja për përballimin e pasojave ekonomike nga Covid-19 që preku gjithë botën. Lajmi i mirë është konfirmuar nga komisineri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Twitter ai shkruan se ky është kësti i dytë i fundit prej 180 milionë eurosh nga programi mbështetës për Shqipërinë, me qëllmi që të ndihmojë vendin tonë për të përballuar pasojat në ekonomi prej pandemisë së Covid-19.
“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë ! #BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit prej 180 milionë euro programi mbështetës për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë #COVID- 19”, shkruan Varhelyi.