Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka vënë në pahë se janë miratuar ligje të rëndësishme.
Gjithashtu ajo ka deklaruar se janë inkurajuese bashkëpunimi i nevojshëm me EULEX-in si dhe rezultatet e dialogut me Serbinë.
Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë agjendën e saj evropiane.
Sipas tij, do të arrihen edhe tjera marrëveshje me Serbinë, e më të cilat përfitojnë, siç ka theksuar ai, qytetarët e të dyja vendeve.