Rajoni ka kaluar një periudhë luftash dhe kontestet janë të dukshme edhe në kohët e sotme. Presidenti francez Emmanuel Macron bëri të qartë se nuk do ketë zgjerim derisa Europa nuk i nënshtrohet një reforme.
Macron nuk është kundër Europës, por duhet të dijmë se BE me 28 anëtarë, prej tani është e pa qeverisshme. Dhe për këtë nuk është fajtor vetëm byrokracia e Brukselit.
Beteja vendimtare në 2019
BE është e kërcënuar nga populizmi dhe demokracia liberale mund të zëvendësohet me demokraci iliberale – si tani shembull kemi Victor Orban-in në Hungari!
Beteja vendimtare mes partive pro-europiane dhe populistëve do shihet në zgjedhjet europiane në maj 2019. Të majtët së shpejti mund të zëvendësohen nga euroskeptikët dhe populistët, të udhëhequr nga partitë e ekstremit të djathtë. Macron është i vetmi shef qeverie, i cili flet hapur se unioni duhet të reformohet dhe se BE duhet të dhurojë një sovranitet dhe respekt të ri kundrejt qytetarëve të saj.
Macron ka të drejtë: Përpara se BE të zgjerohet, duhet të reformohet. Të paktën duke hequr të drejtën e vetos të shteteve individuale me vendime të shumicës, përndryshe Europa do të bëhet e paqeverisshme.
Një anëtarësim duhet të zgjasë shtatë-tetë vjet
Një anëtarësim nga Ballkani në BE duhet të zgjasë sëpaku shtatë ose tetë vjet dhe të mos kryhet pa u bërë ajo reformë, e cila domosdoshmërisht duhet t’i referohet edhe politikës së euros dhe migracionit. Të gjitha këto duhet të jetë gati për nënshkrim deri në fillim të vitit 2019.Këtë e potencojnë të gjithë, por vetëm Macron mori guximin ta thotë publikisht, përcjell albinfo.ch.
Lidershipi aktual i Europës duhet përfundimisht t’u përveshet veprave në vend të shumë fjalëve, pasi në rast të kundërt, rrezikon të largohet nga harta politike e kontinentit. Dhe kjo do të thoshte fund i BE.