Në qoftë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk pranojnë kuotat e parapara për refugjatë, muajin e ardhshëm mund të përballen me pasoja, tha nënpresidenti i Komisionit Evropian Frans Timmermans.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Timmermans tha se ai ende shpreson se nga presioni mund të binden udhëheqësit e vendeve evropiane që të pranojnë një pjesë të 160,000 refugjatëve që aktualisht gjenden në Greqi dhe Itali. Ai nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së një dënimi për vendet që ngecin rreth kësaj çështje muajin e ardhshëm. Komisioni mund të fillojë procedurat, dhe natyrisht ne mendojmë për këtë, tha ai.
Timmermans tha se nuk është e drejtë për vende si Italia dhe Greqia të jenë të mbingarkuara, ndërsa të tjerët të mos pranojnë refugjatë.
Deri në shtator në mes të vendeve të BE-së duhet të ricaktohen rreth 160,000 refugjatë. Deri më tani dy vendet e Mesdheut kanë marrë vetëm 12,000.
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje mbi kuotat në shtator 2015, pas disa muajsh të negociatave, me gjithë kundërshtimin e fortë të disa vendeve të Evropës Qendrore.