Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, në tubimin e mbrëmshëm elektoral në Shkup u kanë bërë thirrje shqiptarëve që në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të votojnë kandidatin konsensual për president, i cili ka orientim proevropian, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se qytetarët e këtij vendi kanë vendosur të orientohen drejt BE-së dhe se askush nuk do t’i kthejë mbrapa.
“Zgjedhja jonë duhet të jetë e qartë”, ka thënë ai. Ndërsa sot është dita e fundit e fushatës për rundin e dytë.
Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut janë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davakova.