Banka Botërore thotë se rreziku nga përmbytjet në Shqipëri do të dyfishohet në të ardhmen si rezultat i ndryshimeve klimatike, por edhe si rezultat i urbanizmit.
Sipas BB-së, në vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një dëm prej 24.7 milionë dollarësh si pasojë e përmbytjeve.
Një tjetër element klimatik, i cili vlerësohet me rrezik për ekonominë e Shqipërisë në dy vjetët në vijim, mbetet vala e të nxehtit që do të përfshijë vendin.
Sipas Bankës Botërore, thatësira që do të përfshijë Shqipërinë do të shkaktojë dëme të konsiderueshme në bujqësi. Zona e jugut do të jetë më e prekur nga thatësira.