Kompania e transportit publik në Bazel thotë se tramvajet e saj nuk do të ndalojn më në Francë pas orës 20 pas një serie sulmesh.
Për disa muaj, tramvajet janë goditur me gurë dhe shoferëve u janë drejtuar lazerat.
Që nga nëntori, tramvajet e natës kanë pasur personel të sigurisë në bord, përcjell albinfo.ch.
Transporti publik i Bazelit thotë se ata shpresojnë se kjo do të detyrojë autoritetet franceze të marrin masa të mëtejshme për të siguruar udhëtarët dhe stafin në tramvaje në territorin e tyre.