Elseid Hysaj është njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë. Pas paraqitjeve shumë të mira në Napoli dhe një edicioni shumë të suksesshëm, ai po kërkohet nga gjigantët e Evropës, shkruan albinfo.ch.
Në ndeshjen e fundit ndaj Atalanta-s, atë e ka vëzhguar edhe një emisar nga Bayern Munich. Siç raporton “Il Mattino” Michael Reschke ka udhëtuar drejt Italisë për lojtarin shqiptar i cili është shënjestruar nga kampionët e Gjermanisë. Sipas “Tuttomercatoweb.com” skuadra gjermane është gati të ofrojë 18 milionë euro për ish-lojtarin e Empolit.
Më parë Barcelona e ka kërkuar Hysajn nëse do të largohej Dani Alves, derisa edhe Atletico Madrid gjithashtu ka shfaqur interes për mbrojtësin shqiptar.