Bayern Munich është kampion i Evropës. Skuadra gjermane në finale e ka mundur Parisin me rezultat minimal 1:0, shkruan albinfo.ch.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Coemann me kokë në minutën e 59-të, pas një krosimi të bukur nga Kimich.
Ndeshja finale u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë, pa tifozë për shkak të pandemisë me Covid-19.
Edhe PSG kishte disa raste të mira shënimi, por që nuk arriti t’i shfrytëzojë dhe në fund festuan gjermanët.
Kjo ishte hera e gjashtë në histori që Bayerni shpallet kampion i Evropës.
Bayerni tashmë do të luajë edhe në finale të Superkupës së Evropës, ku do të përballet me Sevillën.