Gjiganti gjerman i industrisë farmaceutike “Bayer” thotë se po shkurton 4500 vende pune në Gjermani.
Kompania gjermane tha sot se shkurtimet janë pjesë e 12000 reduktimeve të vendeve të punës, për të cilat njoftoi vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Kompania aktualisht ka rreth 32100 punonjës në Gjermani.
“Bayer” aktualisht po vuan pasojat e padive për efektet e dyshuara kancerogjene të Roundup, një herbicid, të cilën e mori me blerjen e rivalit amerikan Monsanto.
Nga “Bayer” thonë se provat shkencore flasin se produkti është i sigurt dhe se rregullatorët kanë mbështetur këtë përfundim.