Policia gjermane bastisi disa organizata islamike që dyshohet se financuan grupin militant Hamas, që është në listën e zezë të Bashkimit Evropian.
Cak i këtyre bastisjeve ishin ‘WorldWide Resistance – Help’ dhe ‘Ansaar Internacional’, të cilat besohet se mblodhën fonde për grupin palestinez që kontrollon Rripin e Gazës.
Në faqet e zyrtare, këto organizata thonë se mbledhin donacione për njerëzit në Gaza, Somali dhe Siri.
Ministria e Brendshme gjermane deklaroi se dy organizatat përkrahën Hamasin nëpërmjet fushatave propaganduese.