Njëra nga organizatat që ka investuar në Kosovë, përkatësisht në Gjilan është organizata franceze ‘MAN’, njofton albinfo.ch.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur përfaqësuesit e kësaj organizate dhe i ka falënderuar për bashkëpunim e deritanishëm.
Haziri është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin 21-vjeçar, që është pasuar me partneritetin e Komunës së Gjilanit me Komunën Luterbah dhe regjionin e Strasburgut, i cili është formalizuar në vitin 2001, njofton faqja zyrtare e kësaj komune.
Haziri dhe përfaqësuesit e MAN-it, në këtë takim kanë vlerësuar lartë kontributin e veprimtarit tashmë të ndjerë Ilir Mustafa, i cili, siç tha kryetari Haziri, ka qenë kumbar i integrimit të komunave të Kosovës në Këshillin e Evropës.