Lëvizja Vetëvendosje njofton se këtë të shtunë, më 7 shtator, në Aarau, Kantoni Aargau të Zvicrës, do të zhvillohet një bashkëbisedim në mes të Albin Kurtit, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje dhe politikanit të njohur zviceran, deputet i Partisë Socialdemokrate në Parlamentin Nacional, Cedric Wermuth.
Tema e bashkëbisedimit do të jetë: Rëndësia e pjesëmarrjes në proceset demokratike.
Bëhet e ditur se me këtë rast të interesuarit mund të bëjnë regjistrimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.
Aktiviteti mbahet me fillim në orën 19.30, në Aeschbachweg 6, 5000, Aarau.