Bashkatdhetarët vazhdojnë të ndihmojnë në Kosovë në fusha të ndryshme, sidomos duke dhënë ndihma për familjet që kanë nevojë, shkruan albinfo.ch.
Hasan Miftari dhe Ramë Krasniqi janë bashkatdhetarë nga komuna e Junikut me qëndrim në Austri, të cilët për festat e fundvitit, në bashkëpunim me qendrën për pune sociale ndihmuan 20 familje me nevojë.
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi falënderoi bashkatdhetarët të cilët gjithmonë kanë dhënë kontribut në ngritjen e mirëqenies për komunën e Junikut.
Ndihma për këto familje sadopak ka ndikuar pozitivisht në ambientin e këtyre 20 familjeve.