Kryetari i Partisë Demokratike i Shqipërisë, Lulzim Basha ka thënë se vendet e BE-se kane vendosur të refuzojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Kjo është gjëma që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri, kjo është arsyeja pse këtë javë Bashkimi Europian përkundër dëshirës së 97% të shqiptarëve, punës që kemi bërë ne si opozitë, prapëseprapë vendos që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet sepse kushti themelor është të ndërtojë një shtet të së drejtës dhe jo një shtet të drogës”, ka thënë Basha.
Ai ka folur edhe për parat e kapura nga policia në dy makinat në portin e Durrësit.
Sipas tij Taulant Balla kishte garantuar hyrjen e atyre parave por që plani i tij u dekonspirua.
“Paratë janë të një prej bandave më aktive në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave. Policia ka qenë nën presion nga një prej vendet partnere”, ka thënë Basha.
Por menjëhere ka reaguar Balla duke i quajtur ato gënjeshtra. “O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh!”, ka thënë ai në reagimin e tij.