Tashmë jemi në dhjetor dhe magjia festive po merr jetë.
Ndërkohë Bazeli është shpallur ndër vendet më të mira në botë për të shijuar tregjet e Krishtlindjeve nga CNN Travel, transmeton albinfo.ch.
Çdo vit, qindra tezga dhe drita të panumërta e bëjnë Bazelin një nga qytetet më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë.
Qendra piktoreske e qytetit të vjetër, duke përfshirë ‘Barfüsserplat’, shkëlqen në zbukurimet festive.
Shumë tezga të tregut të Krishtlindjeve tërheqin turistët dhe vendasit për të blerë dhurata të bukura.