Edon Zhegrova është një talentet më të mëdhenj të Superligës së Zvicrës. Edhe pse nuk e filloi mirë, me kalimin e kohës ai ishte titullar në Basel.
Megjithatë, skuadra zvicerane nuk e aktivizuar opsionin e blerjes që ishte deri më 31 mars, përcjell albinfo.ch.
Kështu Zhegrova do të kthehet në skuadrën belge, KRC Genk.
Sigurisht se Basel ka ndjerë efektet e krizës korona, ashtu si edhe shumë skuadra tjera evropiane.
Çmimi i Zhegrovës ishte vetëm 3.5 milionë franga, por Baseli nuk e bleu.
Ylli i Kosovës në këtë stinor ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat për Baselin, duke realizuar dy gola dhe katër asiste.