Kampioni i Zvicrës, Baseli ka vazhduar me fitoren në Superligën zvicerane, duke fituar në minutat shtesë ndaj Lausannes, shkruan albinfo.ch.
Në fakt mysafirët ishin duke udhëhequr deri në minutën e 90-të, kur kampionët kthyen humbjen në fitore. Dy gola në minutat shtesë i dhanë fitoren vendasve, duke vazhduar kështu dominimin në Zvicër.
Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka si gjithmonë ishte titullar dhe luajti për 90 minuta, ndërsa në pjesën e parë u ndëshkua me kartonëtë verdhë.
Basel pas 14 ndeshjeve ka grumbulluar 38 pikë, apo 12 më shumë se vendi i dytë, Sion. Basel ka 12 fitore e dy barazime, pa asnjë humbje.