Kampioni i Zvicrës, Baseli është vetëm njëra nga pesë klubet që kanë siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Baseli të premten u shpall matematikisht kampion. Kjo ishte hera e tetë radhazi që fitojnë titullin në Zvicër.
Momentalisht vetëm katër klube në Evropë kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve. Ato janë Bayern Munich, Chelsea, Barcelona dhe Real Madrid.