Skuadra e Baselit është në karantinë, sepse një lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ai ka dalur pozitiv të shtunën në mbrëmje dhe e tërë skuadra e Baselit ndodhet në karantinë, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Për këtë arsye është anuluar ndeshje me FC Zurich. Siç raporton faqja e klubit të Baselit ndeshja do të luhet në një datë tjetër pas koordinimit me Federatën Zvicerane të Futbollit.
Ky nuk është rasti i parë pozitiv te FC Baseli, por raste më herët ka pasur edhe në FC Zurich.