Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampionëve, ku do të ketë ballafaqime mjaft interesante.
Kampioni i Zvicrës nuk kishte short të mirë, dhe do të përballet me liderin e Premierligës, Manchester Cityn.
Baseli në grupe ishte ndeshur me Manchester United. Për kampionët e Zvicrës luajnë dyshja shqiptare Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti.
Në takimet tjera, Real Madrid do të përballet me Paris Saint Germian, kurse Chelsea me Barcelonën.
Ndeshjet e para zhvillohet më datë 13/14 dhe 20/21 shkurt 2017, ndërsa ato të kthimit me 6/7 dhe 13/14 mars.
Të gjitha çiftet
Juventus-Tottenham
Basel-Manchester City
Porto-Liverpool
Sevilla-Manchester United
Real-Madrid-PSG
Shakhtar-Roma
Chelsea-Barcelona
Bayern-Besiktas