Nënkampioni i Zvicrës, Baseli ka mundur Vitessen me rezultat 1:0, në kuadër të ndeshjes së kthimit të kualifikimeve për Ligën e Evropës. Edhe në takimin e parë zviceranët kishin shënuar fitore identike.
Golin e vetëm në ndeshjen e kthimit e shënoi sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, shkruan albinfo.ch.
Ajeti shënoi në minutën e 30-të me kokë. Ai luajti pjesën e parë, derisa u ndërrua në atë të dytë.
Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, edhe në këtë ndeshje ishte në bankën rezervë.
Baseli në xhiron e ardhshme do të ndeshet me Apollon. Më herët u eliminua nga Liga e Kampionëve.