Ai ka kontratë me VfL Wolfsburgun deri në vitin 2023 dhe mund të mos mendojë edhe aq shumë për të ardhmen e tij.
Por kjo nuk do të thotë që nuk ka klube të interesuara për shqiptarin Rexhbeçaj.
Situatat aktuale e tij pa asnjë ndeshje në kampionat është sinjal që ai duhet të largohet pasi për moshën që ka duhet të luajë.
Tani klubet e interesuara janë në rritje dhe e duan lojtarin e Wolfsburgut që në dimër.
Sipas informacioneve të Kicker, kjo përfshin edhe FC Baselin që gjendet në vendin e dytë në Superligën e Zvicrës pas Young Boysit, shkruan arbresh.info, përcjell albinfo.ch
Rexhbeçaj në edicionin 2017/18 ka debutuar në Bundesligë me Wolfsburgun, kurse edicionin e shkuar pati 24 paraqitje dhe dy gola e po aq asistime në Bundesligë.