Papafingoja e një ndërtese me apartamente kishte marrë flakë mëngjesin e sotëm.
Ndërtesa ishte në rrezik nga shembja e saj. Sot në mëngjes, u dogj papafingoja e një ndërtese apartamentesh në Rheingasse.
Zjarri është zbuluar dhe raportuar nga një patrullë e policisë. Në lidhje me këtë incident, një person u lëndua dhe u detyrua të dërgohej në spital.
Një person tjetër hyri në trajtim mjekësor pasi që i njëjti kishte probleme me frymëmarrje.
Sipas prokurorit në Bazel, zjarri ishte përhapur shpejt, ku më pas kishte kapluar edhe ndërtesat ngjitur.
Departamenti i zjarrit arriti të kontrollonte zjarrin.
“Ishte shumë e keqe”, thotë një dëshmitar okular. “Jam i tronditur që kjo mund të ndodhë në qytet.” Për orë të tëra zjarrfikësit kishin luftuar flakët”.