Medikamentet në Zvicër vazhdojnë të jenë më shtrenjtë se kudo jashtë vendit. Ndërsa, siç tregon një studim krahasues me nëntë vende të BE-së, dallimi te medikamentet «generika» (jo origjinale) është edhe më i madh dhe ai arrin deri në 47 për qind, shkruan srf.ch.
Studimin e kanë realizuar bashkësia e fondeve të sigurimit shëndetësor Santesuisse dhe ajo e industrisë farmaceutike Interpharma.
Nga ana tjetër dallimi në çmime te medikamentet origjinale është rreth 10 për qind. Në përllogaritjet e bëra është marë si pikë referimi kursi i euros me frangun 1.20 .
Krahasimi i çmimeve të medikamenteve është bërë në shtator të këtij viti, me vendet si Gjermania, Franca dhe Austria.