Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha me këngën e saj të njohur prej vitesh “Baresha” është kurorëzuar këtyre ditëve edhe me një videoklip.
Videoklipi është prodhuar nga kompania “Koperativa” dhe Muzeu i Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovë.
Kënga në interpretim të Nexhmije Pagarushës, është lansuar prej të martës ne You Toube..
sKëngëtarja e madhe kosovare Nexhmije Pagarusha ka thënë për mediet në Prishtinë se ka pritur gjatë që këngën e saj ta sjellim si videoklip..
“Jo pse i nevojitet, por gjithmonë kam pasur dëshirë që publikut t`ia sjell edhe një kënaqësi tjetër me “Bareshën”, ka thënë Pagarusha.
Në videoklipin “Baresha” vetë artistja shfaqet pak gjatë tetë minutave të këngës, në shumicën e kohës aty shfaqen balerinat nga trupa e Baletit të Kosovës.
Kënga “Baresha” konsiderohet si një nga kryeveprat e interpretimeve të zonjës Pagarusha, e cila ndryshe njihet edhe si Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Madam Butterfly…