Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin spanjoll me skuadrën e Levantes, shkruan albinfo.ch.
Kjo skuadër mposhti Real Sociedad, derisa futbollisti shqiptar nga Shkupi realizoi në golin e tretë nga gjuajtja e lirë. Ky ishte edhe një gol tjetër spektakolar nga Bardhi, i cili ka shënuar tre gola në këtë fillim sezoni.
Por, Bardhi kishte polemika me një bashkëlojtar për të gjuajtur gjuajtjen e dënimit. Ai mori përgjegjësinë dhe shënoi.
https://www.youtube.com/watch?v=hwp0KWSVQws