Futbollisti shqiptar i Levantes, Enis Bardhi i është bashkuar Maqedonisë për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusia 2018”, ku do të ndeshen me Izraelin dhe Shqipërinë.
Bardhi, i cili shënoi golin e parë në kampionatin spanjoll do të zhvillojë sot stërvitjen e parë me Maqedoninë, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti nga Shkupi luan për Përfaqësuesen e Maqedonisë dhe pritet të luajë ndaj Izraelit më 2 shtator dhe ndaj Shqipërisë më 5 shtator në Strumicë.