Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka shkëlqyer ndaj Barcelonës, duke realizuar dy gola mjaft të bukur, shkruan albinfo.ch.
“Kjo skuadër është mjaft e mirë dhe mund të fitojmë ndaj çdo kujt. Është një natë e madhe për ne”, deklaroi futbollisti nga Shkupi.
“Vuajtëm shumë ndaj Barcelonës pasi ata luajnë në një nivel të madh, por jam shumë i lumtur. Kemi luajtur shumë mirë dhe me besim të madh. Jam i lumtur për golat, kam ëndërruar që do të shënoja dhe do të ndihmoja skuadrën”, theksoi tutje mesfushori i cili përfaqëson Maqedoninë.
Skuadra e tij Levante vetëm në fund arriti të sigurojë shpëtimin në ligë. “Na mungoi diçka që tani e kemi. Besimi. Kemi një grup të mrekullueshëm dhe kjo është arsyeja pse po fitojmë”, ka shtuar Bardhi, raporton Marca.
Levante fitoi 5:4, duke ia shkaktuar humbjen e parë Barcelonës. Bardhi ka shënuar nëntë gola në këtë sezon.
https://www.youtube.com/watch?v=ZSN0PCiv9m4