Me rezultat 1:1 ka përfunduar ballafaqimi mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Çekisë, ndeshje kjo që u luajt në stadiumin “’Fortuna Arena’’ në Pragë.

Futbollisti nga Tetova, Nedim Bajrami sapo ka shënuar një eurogol kundër Çekisë, duke barazuar rezultatin për Kombëtaren shqiptare.

Të dyja kombëtaret arritën të sigurojnë nga 1 pikë ne tabelën e grupit E, për kualifikimet në Euro 2024 që do të mbahen në Gjermani.