Zvicra barazoi me Skocinë 1:1 në Grupin B të Euro 2024, shkruan albinfo.ch.
Fillimisht ishin skocezët që kaluan në epërsi, kur gjuajtja e McTominay u devijua nga Schar për 1:0 në minutën e 13-të.
13 minuta më vonë ishte radha e Xherdan Shaqirit, i cili me një super gjuajtje shënoi për 1:1.
Shaqiri u bë i pari futbollist i cili ka shënuar në gjashtë garat e mëdha gol: Në tri Botëroret e fundit dhe tri Evropianët e fundit.
Granit Xhaka si gjithmonë ishte titullar dhe kapiten i Zvicrës. Ai luajti 90 minuta, derisa Shaqiri 60.
Zvicra ka 4 pikë, derisa ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Gjermanisë që është kualifikuar në 1/8 e finales. Zvicra ka një pikë, Hungaria e fundit asnjë.
https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2024/06/4d1b43.mp4?_=1